Aktualitet

Veproni kundrejt përdorimit të tepruar të dhunës së Policisë ndaj gazetarëve në Shqipëri

Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt (SafeJournalists) i dërgoi një letër Z. Olivér Várhelyi, Komisioner Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Znj. Teresa Ribeiro, Përfaqësuese e OSBE-së për Lirinë e Medias dhe Znj. Dunja Mijatovic, Komisioneri i Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut duke i bwrw thirrje qw ata të ushtrojnë ndikimin e autoritetit të tyre dhe vendosmërisht t’i kwrkojnw  qeverisë shqiptare tw parandalojw përdorimin e forcës së tepruar nga Policia kundër gazetarëve dhe profesionistëve të medias dhe për të mundwsuar sigurinë maksimale të gazetarëve që raportojnë nga protestat dhe rrezikojnë shëndetin dhe sigurinë e tyre për t’u ofruar qytetarëve informacione objektive.

Në letrën e Rrjetit SafeJournalists thuhet se shoqatat e gazetarëve të rajonit të Ballkanit Perëndimor paralajmërojnë për përdorim të forcës së tepruar kundër gazetarëve, ndalime arbitrare dhe shkelje të të drejtave të tyre njerëzore. Rrjeti rajonal i shoqatave të gazetarëve nga Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia shprehën shqetësimin e tyre se, duke marrë parasysh që protestat ka të ngjarë të vazhdojnë, policia nuk do të hezitojnë të sulmojnë përsëri gazetarët dhe profesionistët e tjerë të medias.

Në letrën e tij, Rrjeti SafeJournalists deklaroi se kërkon vetëm që ligji të respektohet dhe gazetarët të lejohen të bëjnë punën e tyre pa pengesa:

E drejta e gazetarëve për të raportuar në interes publik pa pasur frikë se do të kërcënohen fizikisht, sulmohen, ndalohen, shantazhohen, apo tu sekuestrohen pajisjet e tyre apo tu fshihen dhe materialet nga policia, ose e drejta e anëtarëve tw publikut mbrohen nga legjislacione të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare. Shqipëria është gjithashtu nënshkruese e konventave të ndryshme siç janë Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Konventa për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore dhe të tjera”.

Letra e hapur twrhoqi vwmendjen e pwrfaqwsuesve tw lartw tw OSBE-sw, BE-sw dhe Kwshillit tw Europws se gjatë periudhës prej katër ditësh, katër incidente u raportuan, të gjitha nga anëtarët e forcës policore:

  • Në dhjetor, 11, policia ndaloi Xhoi Malësinë, një gazetar dhe spiker i lajmeve në Ora News RTV, ndërsa filmonte protestat.
  • Më 11 dhjetor, Qamil Xhani, kryeredaktori i gazetës Koha Jonë, gjithashtu u ndalua ndërsa ishte në detyrë.
  • Më 12 dhjetor u raportuan dy incidente kundër gazetarëve nga anëtarët e forcës policore në qytetin e Durrësit:

Redaktori i Durrës Lajm Shefqet Duka u ndalua nga policia ndërsa largohej nga ambientet e medias pranë Sheshit Liria ku po zhvilloheshin protestat.

Aldo Mustafa, gazetari lokal i Syri.net TV në qytetin e Durrësit ishte në detyrë duke raportuar drejtpërdrejt nga protesta kur u sulmua nga oficeri i policisë dhe nuk u lejua të filmonte dhe raportonte ndalimin e protestuesve nga policia.

 Letra e hapur nga Shoqata e Gazetarëve të Kosovës, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, Shoqata e Gazetarëve të BH-së, Shoqata e Gazetarëve Kroatë, Shoqata e Gazetarëve të Pavarur të Serbisë dhe Sindikata e Mediave të Malit të Zi përfundon me një kujtesë se “çdo sulm ndaj gazetarëve është një sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve“.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version