Bota

Vera e pafund/ Europa me temperatura deri 34 gradë

Duket se jemi rikthyer në qershor: plazhet plot, relaks, ndërkohë që dikush guxon edhe të notojë.

Jemi në jug të Francës, por kjo parantezë verore ka të bëjë fjalë për fjalë edhe për gjysmën e Evropës, ku temperaturat do të arrijnë mbi 30 gradë gjatë javës.

Në Sardenjë, për shembull, nuk është ende koha për të hequr çadrat dhe shezlongët: deri në fund të muajit temperaturat do të qëndrojnë mbi mesataren sezonale, duke arritur deri në 30 gradë në disa zona.

Në origjinën e kësaj vale të nxehtit që po përfshin Evropën Perëndimore deri në Mbretërinë e Bashkuar, qëndron ajri jashtëzakonisht i nxehtë që do të vazhdojë të vijë nga Afrika veriperëndimore. Meteorologët e kanë riemërtuar atë “Shpërthimi Afrikan” dhe është anticikloni që ka sjellë temperatura tepër të larta për sezonin.

Vlerat në ditët në vijim do të arrijnë 34°C. Do të përjetojmë një fazë të jashtëzakonshme të nxehtësisë së paprecedentë: deri më sot 2022 është viti më i nxehtë që nga viti 1800, dhe po shkojmë drejt rekordit të ri në 222 vjet.

TRENDING

Exit mobile version