Aktualitet

VËRTETOHET PËR HERË TË PARË PAS MË SHUMË SE 50 VITESH FOLEZIMI I LEJLEKUT (CICONIA CICONIA) NË FUSHËN E MALIQIT.

Ky lajm fort i gëzueshëm, buroi si rezultat i një hulumtimi të ndërmarrë nga “Shpendët e Shqipërisë” që prej pranverës së këtij viti. Ky hulumtim u motivua, duke marrë për bazë faktin që në fillim të sezonit të folezimit të këtij viti, lejleku u verejt në jo pak zona të vendit, dikur zona folezimi. Kësisoj, “Shpendët e Shqipërisë” nxiti dhe udhëzoi vullnetarë dhe kontakte të saj për të bërë hulumtime mbi folezimin e llojit në disa zona, përfshirë këtu edhe fushën e Maliqit.

Falë këtij hulumtimi, u arrit të vërtetohej folezimi i lejlekut në fushën e Maliqit si dhe të gjendej edhe foleja, ndërkohë që nga kjo zonë kemi raportime edhe për 2 fole të tjera të këtij lloji, që do ta çonte në tre numrin total të foleve të lejlekut në fushën e Maliqit dhe në nëntë, numrin e foleve në nivel vendi.

Vullnetarët tanë kanë filluar punën për vërtetimin e këtij informacioni dhe gjetjen e 2 foleve të tjera.

Lejleku është një prej shpendëve më të rrezikuar në vendin tonë, me një popullatë folezuese prej vetëm 7 çiftesh, marrë për bazë edhe gjetjen e fundit të sapo raportuar dhe vërtetuar nëpërmjet fotogravive të këtij sezoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version