Kosova

Vetëvendosja “sulmon” Blerim Canajn/ Ish-diplomati: Shkrimi ndaj meje, një gënjeshtër

Ish-ambasadori i Kosovës në Austri, Blerim Canaj, ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij që burojnë nga një shkrim në një media shqiptare, e që më pas u kthye në akuzë personale ndaj tij nga një prej deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci.
Shkrimi i përmendur, përmban një deklaratë të pretenduar nga Remzi Azemi, një i arrestuar në Ekuador për trafik droge, i cili pretendon se është dërguar në Ekuador nga Canaj, gjatë kohës që ishte në Gjermani për të ndërtuar marrëdhënie diplomatike midis Ekuadorit dhe Kosovës, duke e konsideruar ish-diplomatin si xhaxhain e tij.
Megjithatë, Blerim Canaj, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, thotë se i gjithë rrëfimi është i ndërtuar mbi bazë gënjeshtre, pasi sipas tij, një diplomat nuk ka të drejtë ligjore të delegojë askënd për të ndërtuar marrëdhënie diplomatike. Canaj po ashtu mohon lidhjet e tij familjare me të dënuarin për drogë, duke i hapur rrugë secilit person juridik që të kontrollojë në databazat e gjendjes civile për të verifikuar pretendimet.
Postimi i plotë:
Të dashur miq,
Tani e pashë që para një jave kanali A2 nga Shqipëria paska bërë një lajm për një Remzi Azemi me titull: “Mё solli xhaxhai për ndërtimin e marrëdhënieve Ekuador-Kosovë.” Aty përmendet edhe emri im që gjoja se në cilësinë e zëvendësambasadorit, në vitin 2014 unë si “xhaxhai” i tij atë e paskam dërguar në Ekuador për ndërtimin e marrëdhënieve diplomatike!!!
1. SË PARI, UNË NUK KAM IDENË SE KUSH ËSHTË KY PERSON E AS NUK KAM KURRFARË AFËRSIE FAMILJARE ME TË. DHE QË TË BËJ TË QARTË: SECILI PERSON JURIDIK KA LEJEN TIME QË TË SHOHË NË GJENDJEN E REGJISTRIT CIVIL DHE TË SHOHË AFËRSINË TIME ME TË.
2. SË DYTI, NË VITIN 2014 UNË NUK KAM QENË FARE NË GJERMANI DHE NUK ËSHTË E VËRTETË KJO QË THUHET.
E pashë që ky lajm për të cilin dëgjova vetëm sot, qenka shpërndarë nga eksponentë të VV të cilët madje janë edhe pjesë të legjislativit por si duket nuk kanë idenë se si funksionon ABC-ja e diplomacisë, përkatësisht ligji. Krejt kjo duke dashur që të arsyetojnë shkatërrimin e sistemit, jo vetëm të diplomacisë. Madje kjo mosdije e tyre e ka sjellë vendin deri këtu. Andaj, së treti dhe që ta kenë si leksion fillestar Mefail Bajqinovci & Co: DIPLOMATËT E ÇFARËDO RANGU, NUK KANË KOMPETENCË TË DELEGOJNË ASKËND PËR TË NDËRTUAR MARRËDHËNIE DIPLOMATIKE ME ASNJË SHTET dhe me këtë as unë nuk kam pasur kurrë të drejtë të delegoj askënd.
Pra, i tërë rrëfimi është i ndërtuar mbi një gënjeshtër.
Me rrespekt!

TRENDING

Exit mobile version