Aktualitet

Vetëvrasja e 41-vjeçares që u bullizua nga koleget, flet pronari i fasonerisë: Nuk…

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në qytetin e Durrësit, ku 41-vjeçarja Bedrie Loka, i dha fund jetës duke pirë fotoksinë.

Shkak për këtë vendim, u bënë kolegët e saj, të cilët e kishin bullizuar duke i hapur një faqe denigruese në rrjetin social Tik Tok.

Mësohet se kolegët e 41-vjeçares kanë qendruar të distancuar, duke thënë se nuk kanë të bëjnë me këtë ngjarje.

Nga ana tjetër, pronari shtetas italian, ka mbajtur të njëjtin qendrim.

Ndërkohë, më herët e ndjera ishte ankuar te pronari, i cili nuk kishte gjetur një zgjidhje.

“Kompania ku punonte 41-vjeçarja prodhon litarë në zonën e Fllakës për tragetët.

Ndërsa, kolegët e saj kanë preferuar të qendrojnë të distancuar, duke thënë që skemi të bëjmë fare me këtë ngjarje. Edhe pronari ka thënë nuk keni pse vini në ambientet e punës, sepse zonja ndërroi jetë në ambientet e shtëpisë. Kështu, ata mohojnë dhe bullizmin 1-vjeçar që i kanë bërë 41-vjeçares.

Në fakt kanë qene familjarët e saj që e kanë ngritur si teori, që ajo i ka dhënë fund jetës lidhur me ketë çeshtje, pasi e kanë shqetësuar shumë

Nuk kishte probleme të tjera si financiare apo të ndonjë lloji tjetër. Ajo ishte nënë e tre djemve dhe një vajze, më i vogli 10-vjeç dhe më i madhi 21-vjeç.

Sa i përket adresës fallse është me një foto të 41-vjeçares dhe kolegët e komentonin. Madje, profili ishte denigrues që nga emri.

Sigurisht dhe vetë kompania që ajo punonte e dinte për këtë rast. Ajo ishte ankuar dhe te pronari, i cili ishte shtetas italian, por nuk kishte marrë asnjë masë sepse nuk e dinte se kush e kishte hapur adresën.

Edhe në polici, ajo kishte thënë se nuk e dinte se kush ishte personi, por bëhej fjalë për kolegët”.

TRENDING

Exit mobile version