SHBA-Amerikanët vendas ose të njohur ndryshe si “indianët” po vdesin më shumë nga pandemia e koronavirusit se çdo komunitet tjetër në Shtetet e Bashkuara. Sipas TheGuardian, këta të fundit kanë shënuar dyfishin e viktimave, krahasuar me komunitetet e tjera.
Në gjithë vendin, një në çdo 475 amerikanë vendas ka humbur jetën nga pandemia e koronavirusit, krahasuar me një në çdo 825 amerikanë ‘të bardhë’ apo një nga 645 afro-amerikanë me ngjyrë.