Aktualitet

VIDEO/ 100 mijë lekë, plus 50 mijë lekë për naftë: Njeriu i LSI pazar hapur në kafe për blerje votash

Në redaksinë e gazetës TemA ka mberritur një video nga Fresku, zona lindore e Tiranës, ku një banor i lagjes, i identifikuar si Agron Duro, flet me koordinatorin e LSI në Kuçovë dhe diskutojnë për sjelljen e një votuesi nga Kuçova në Tiranë kundrejt 150 mijë lekëve të vjetra, nga të cilat 50 mijë do përdoren për naftë.  Para saj ata kanë një bashkëbisedim të gjatë duke bërë pazar për numër votash. Video është dëshmi e pastër e procesit të blerjes së votave. Personi në fjalë i përket ish- LSI, tani Parti e Lirisë. Gazeta po e boton videon siç ka ardhur me shpresë që do ketë reagimin e duhur për të frenuar këtë fenomen.

Njoftimi i policisë

Tiranë

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Premtuesi”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e çdo paligjshmërie, bazuar në pamjet filmike të postuara në portale, në të cilat shfaqet një shtetas që komunikon për shit-blerje votash, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Premtuesi”.

Si rezultat, u bë arrestimi i shtetasit K. A., 52 vjeç, banues në Tiranë, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. D., 61 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas janë shfaqur në një video, duke komunikuar me njëri-tjetrin, për shit-blerje votash për një subjekt politik.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprime të mëtejshme.

TRENDING

Exit mobile version