Aktualitet

VIDEO – Bora zbardh Vermoshin dhe Thethin

Ditën e djeshme, 20 nëntor janë shënuar reshjet e para të borës në vendin tonë.

Sipas ARRSH bora e parë u shënua në Qafë Thore.

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka rënë intensiteti i reshjeve të shiut në të gjithë vendin.

Në aksin Tamarë-Vermosh dhe Qafë Thore-Theth ka pasur reshje dëbore dhe po punohet për pastrimin.

Për momentin në aksin Shkodër-Lezhë në pikën Harku i Bedicës, vazhdon devijimi i makinave në rrugën e Gurit të Zi dhe në Dedaj-Bogë vazhdon devijimi për në rrugën alternative, sipas ARRSH.

Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet.

ARRSH i ka bërë thirrje shoferëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjeteve në kohë me shi, të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

TRENDING

Exit mobile version