Sport

Video/ Broja rikthehet në fushë, pak minuta për sulmuesin kuqezi, Fulham bie në Londër

Fulham u imponua në shtëpi me shifrat 0-1 ndaj Newcastle, në sfidën e kësaj pasdite-je të vlefshme për Premier League. Trajneri i londinezëve, Marco Silva e aktivizoi sulmuesin Armando Broja, në fundin e takimit.

Broja u fut në lojë në minutë ne 85-të, pa mundur dot të ndryshojë fatin e sfidës. Gjithsesi, lajmi i mirë është rikthimi mes të grumbulluarve, pasi për disa ndeshje radhazi, ylli i Kombëtares u detyrua të qëndronte në tribuna, për shkak të asaj të cilën tekniku e konsideroi zgjedhje taktike.

Në përballjet e tjera, Luton kaloi 2-1 Bournemouth, sakaq Wolves pësoi disfatë 1-2 ndaj Wes Ham, një takim ky mjaft i tensionuar. Në orën 18.30 luhet Brighton-Arsenal.

(VIDEO)

TRENDING

Exit mobile version