Politike

VIDEO/ Deputetët e opozitës “ngujohen” në Kuvend me këngën e Adem Jasharit

Deputetët e Partisë Demokratike prej mëngjesit të sotëm u futën në sallën e Kuvendit duke bllokuar e atë dhe duke zënë vendet e ministrave.

Në kushte të tilla, nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj u detyrua të shtynte seancën.

Edhe pas vendimit për shtyerjen e seancës, deputetët vazhdojë të qëndrojnë në sallën me drita fikur.

Mësohet se për këtë javë nuk do të ketë seancë plenare, ndërsa komisioni i Etikës është mbledhur për të marrë masa disiplinore për 26 deputetë të grupit të Bardhit dhe Berishës.

Siç shihet edhe në video, edhe se me drita të fikura deputetët vijojnë të qëndrojnë në sallë ndërsa në sfond dëgjohet kënga “Mora Fjalë” kushtuar heroit legjendar Adem Jashari, e cila është bërë hit pasi këndohet në çdo stadium kur luan kombëtarja e Shqipërisë.

TRENDING

Exit mobile version