Aktualitet

VIDEO/ Familjarët shpërthejnë në lot e britma kur shohin trupin e pajetë të 15-vjeçarit

Familjarët e Fatjon Bicit, 15-vjeçarit që u vra me thikë në Gramsh kanë shpërthyer në lot kur kanë parë trupin e pajetë të të miturit. Në video, ata shihen që kanë rrethuar autoambulancën, ndërkohë që 15-vjeçari, ende i plagosur po dërgohet për ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në sfond dëgjohen të gjithë duke qarë e bërtitur. Fatkeqësisht, ai ndërroi jetë në spital.

Ngjarja ndodhi pranë shkollës 9-vjeçare “Asllan Shahini”. I plagosur ka mbetur edhe një 15-vjeçar tjetër, Marko Liçi, i cili është në spital jashtë rrezikut për jetën. Viktima dhe i plagosuri janë kushërinj dhe janë përleshur me katër adoleshentë të tjerë për një sherr të nisur pak ditë më parë në rrjetet sociale. Katër të tjerë janë shoqëruar në polici për tu marrë në pyetje, mes tyre dhe autori.

TRENDING

Exit mobile version