Bota

VIDEO/ Frikë nga Covid-i, nëna u mbyll në shtëpi me djalin e saj për 3 vjet

Frika e një nëne në Indi për t’u prekur nga koronavirusi ishte aq e madhe sa e mbylli veten dhe djalin e saj në apartamentin e tyre me dy dhoma gjumi për tre vjet të tëra, duke pritur që të kalonte pandemia!

Odisea e 10-vjeçarit përfundoi kur policia ndërhyri të mërkurën e kaluar dhe e nxorri atë dhe nënën e tij, Munumun Majhi, nga banesa në qytetin Gurugram.

34-vjeçarja kishte aq frikë nga infektimi me koronavirus nëse do të dilte nga shtëpia e saj, saqë nuk e lejoi as burrin e saj, Sujan Majhi, të hynte në shtëpinë e tij që nga dita e parë që autoritetet në Indi urdhëruan bllokimin e parë.

Pas një kohe kaq të gjatë, burri njoftoi policinë, por në fillim nuk e besuan. Megjithatë, ai këmbënguli dhe kërkoi që policia të shkonte në shtëpinë e tij për të kontrolluar gjendjen e gruas dhe fëmijës së tij.

Oficerët mbetën pa fjalë nga grumbujt e mbeturinave dhe ushqimeve që gjetën në banesë dhe pamja e mureve që djali 10-vjeçar kishte pikturuar për të luftuar mërzinë e tij ndërsa ishte i mbyllur për shkak të frikës së nënës së tij nga koronavirusi.

TRENDING

Exit mobile version