Sport

Video/ Gjyqtari polak stërvitet para ndeshjes së Botërorit

Do të jetë Zimon Marciniak arbitri që do të ketë privilegjin, por edhe përgjegjësinë e madhe për të arbitruar finalen më të rëndësishme të arenës futbollistike.

Nesër në orën 16:00 (shqiptare), në stadiumin “Losail”, i cili do të presë 88 mijë fatlumë, “bilbili” polak do të vendos ligjin në finalen mes Argjentinës dhe Francës, e vlefshme për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Dilet se polaku ka zgjedhur një mënyrë tepër të veçantë për t’u përgatitur në prag të kësaj finalje madhështore. Së fundmi në rrjet ka qarkulluar një video teksa shihet Marciniak duke u stërvitur në një arenë boksi, i veshur me doreza, polaku duket gati për finale e Botërorit.

 

TRENDING

Exit mobile version