Pinknews

VIDEO: Këngëtari shqiptar dhunon bashkëshorten ‘live’ në TikTok

Fero dhe Arbenita Ismalji janë më aktive se kurrë në rrjetet sociale së fundmi, sidomos në TikTok, teksa cifti futet shpesh në video-t “live” për fansat e tyre, ndonjëherë edhe me persona të tjerë, ku kryejnë edhe sfida të ndryshme. Në fakt, ata jetojnë në një shtëpi dhe video-t i bëjnë nga dhoma të ndryshme, ndërsa “live”-i i ditës së djeshme tërhoqi mjaft vëmendje pasi pati disa zënka mes tyre. Fillimisht ishte modelja ajo që debatoi me partnerin, i cili ndau një informacion me publikun të cilin Arbenita nuk donte që ta dëgjonin të gjithë, ndërsa një moment që po bëhet viral së fundmi shfaq reperin teksa tregohet i dhunëshëm me të. Kështu, Fero duket i acaruar kur Arbenita nuk sheh që pas saj, shfaqet mamaja e tij (vjehhra e saj) në video dhe pas sekonda më pas, modelja braktis pozicionin e saj dhe shkon në dhomën e partnerit, ku ai shfaqet duke e goditur. Në video nuk dallohet qartë nëse godet direkt modelen, apo e godet me dicka (hedh dicka në drejtim të saj), por duket mjaft qartë që është nervoz dhe tenton edhe t’i thotë dicka. Të shumë kanë qenë fansat që e kanë quajtur dhunë gjestin e Feros dhe atë vetë “dhunues”, megjithatë nga pamjet mund të gjykoni vetë gjithcka.

TRENDING

Exit mobile version