Pinknews

VIDEO/ Maja hyn në banesë duke thyer derën, ish-bashkëshorti e filmon

Këngëtarja e njohur shqiptare, Maya Aliçkaj, është pajisur pak ditë më parë me urdhër mbrojtje nga Gjykata e Tiranës, për shkak të dhunës nga ish-bashkëshorti i saj.

Arben Ulbirch (Arben Shuaipi) ka reaguar ditën e sotme duke hedhur poshtë të gjithë versionin. Biznesmeni thotë se ai prej disa vite jeton dhe punon në Itali si arkitekt dhe nuk ka asnjë mundësi të dhunojë fizikisht apo psikologjikisht, ish-gruan e tij. Sipas tij, si gjatë marrëdhënies së martesës dhe pas martesës ai kurrë nuk ka dhunuar apo qoftë të ketë prekur një fije floku të ish-bashkëshortes së tij, Fatbardha Ulbrich, e cila në Shqipëri njihet me emrin artistik “Maja”.

Së fundmi, Oranews ka publikuar edhe një video që tregon konfliktin mes këngëtares “Maja” dhe bashkëshortit të saj, Arben Shuaipi, ku shkak është bërë ndarja e pasurisë dhe kujdestaria e fëmijës.

Në video konstatohet qetësia e burrit i cili teksa filmon e paralajmëron që të largohet nga banesa pasi është në shkelje të ligjit dhe me urdhër-mbrojtjeje.

Burri i saj arkitekt pretendon se dy vilat janë në bashkëpronësi dhe duhet të përpjesëtohen. Ndërsa këngëtarja e muzikës popullore pretendon se të dyja vilat i përkasin asaj.

Në video Maja shfaqet duke pirë cigare. Për një moment vijnë dhe dy punonjës policie, që u kërkojnë palëve të qetësojnë situatën, dhe kryejnë shoqërimin e tyre në rajonin e policisë.

TRENDING

Exit mobile version