Sport

VIDEO/ Majk Tajson rikthehet në ring si në kohët e arta, shikoni goditjet që i jep kundërshtarit

Ka përfunduar ndeshja e madhe ndërmjet Majk Tajsonit dje Roj Xhons, duel që i përket kategorisë së rëndë në boks

Tajson në moshën 54-vjeçare u rikthye në ring, për të treguar një luftë të fortë ndaj kundërshtarit të tij 51-vjeçar. Ishte një ndeshje e luftuar nga të dy boksierët, e cila u mbyll në barazim.

U zhvilluan 8 raunde me nga 2 minuta, ku në fund të dy boksierët dolën pa shumë dëmtime dhe gjithçka u vendos në barazim.

Tajson tregoi se pavarësisht viteve që ikin, ai është ende në formë të mirë, teksa këtë e tregoi në duelin e sotëm, duke i dhënë kundërshtarit disa goditje të forta.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version