Aktualitet

Video – Manastirliu: Janë kryer mbi 146 mijë vaksina për grupet e rrezikuara

Deri tani janë kryer mbi 146,297 vaksina kundër gripit stinor për grupet e rrezikuara.
Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila theksoi se “kemi garantuar vaksinimin kundër gripit për gjyshet dhe gjyshërit, falas pranë qendrës së tyre shëndetësore, nga veriu në jug”.
“Deri tani janë kryer mbi 146,297 vaksina për grupet e rrezikuara dhe vijon vaksinimi sipas kalendarit, për 368 mijë qytetarë do të vaksinohen falas kundër gripit në mbarë vendin”,- tha Manastirliu.
Ministrja i bëri apel qytetarëve të kontaktojnë mjekun e familjes për të bërë vaksinën kundër gripit.
Të moshuarit që kanë kryer vaksinën shprehen se vaksinat stinore i bëjnë gjithmonë, ndërsa shprehin mirënjohjen për personelin e poliklinikave për gatishmërinë dhe përkujdesjen.
Këtë vit u siguruan më shpejt në kohë edhe pse në një situatë të vështirë 368 mijë vaksina falas kundër gripit për grupet e rrezikuara. Nga kjo sasi, në muajin shtator janë importuar 70 mijë doza dhe pjesa tjetër mbërriti sipas kalendarit të paracaktuar, duke bërë që në qendrat shëndetësore të funksionojë pa u ndalur procesi i vaksinimit falas. /k.s//a.a/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version