Kronike

VIDEO/ Momenti kur Range Rover-i vidhet brenda 2 minutash

Një automjet luksoz tip Range-Rover është vjedhur në zonën e Vorës në orët e para të mëngjesit të datës 3 qershor brenda pak momenteve.

Në pamjet e transmetuara nga Tv Klan shfaqen qartë 2 hajdutët të cilët janë pajisur me maska silikoni dhe doreza për të mos lënë gjurmë, të cilët arrijnë që brenda 2 minutave të hyjnë brenda makinës dhe më pas të largohen.

Atyre u duhen më pak se 120 sekonda për të thyer xhamin e makinës dhe për t’u futur brenda, ndërsa më pas largohen duke u shoqëruar nga një automjet tip “Audi” pa targa, që dyshohet se ka sjellë hajdutët në vendin e krimit.

TRENDING

Exit mobile version