Sport

VIDEO/ Neymar rrezikon të gjobitet me 915 mijë euro

Pas trazirave në jetën e tij personale, ku ai kërkoi falje publike ndaj partneres së tij shtatzënë pas raportimeve për një lidhje, Neymar po përballet edhe me ngatërresa të reja.

Këtë herë ata po merren me ligjin, ku ylli brazilian rrezikon të gjobitet me 915 mijë euro.

31-vjeçari po ndërton një pallat në qytetin e tij të lindjes, konkretisht në Rio de Zhaneiro, por mosmarrja e një leje të posaçme mjedisore e futi në telashe.

Punimet për ndërtimin e vilës u pezulluan të enjten (22/6). Autoritetet u alarmuan nga ankesat e postuara në rrjetet sociale, i hetuan dhe zbuluan shkelje të ndryshme mjedisore.

“Hapi i radhës do të jetë vlerësimi i parregullsive të konstatuara dhe vendosja e gjobës, e cila sipas vlerësimeve për dëmin e shkaktuar mjedisor do të jetë afërsisht 915.000 euro”, thuhet nga zyra e kryetarit të Bashkisë.

TRENDING

Exit mobile version