Sport

VIDEO/ Një gol i anuluar dhe shtyllë në pjesën e parë, Shqipëria bën paqe me Suedinë

Suedia 0-0 Shqipëria

Shqipëria e drejtuar nga Sylvinho sfidon Suedinë në orën 19.00, në një ndeshje miqësore. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet, me të dy trajnerët që kanë shuar dilemat për rreshtimet.  Ashtu siç pritej, ka ndryshime në formacionin e kuqezinjve.

Ndeshja e fundit direkte ka përfunduar 4-1 në favor të suedezëve, takim ky i luajtur në vitin 2009. Sfida e sotme do të mbahet në Friends Arena (Solna), në një stadium që ka kapacitet rreth 50 mijë vendesh.

Suedia: Olsen, Kraft, Starfelt, Lindelof, Augustinson, S. Olson, Sam. Gustafson, Kulusevski, Forsberg, Isak, Nilson.

 

 

Shqipëria: Strakosha, Balliu, Mihaj, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Asani, Bajrami, Broja.

Minutë pas minute:

45- Mbyllet fraksioni.

23- Realizon Broja, por dukshëm Offside. Anulohet goli! “Zgjohet” Shqipëria.

18- Shtyllë e Forsberg, mundësi e artë për Suedinë.

12- Zbrite e shpejtë e Brojës, pengohet në zonë, gjithçka e rregullt sipas arbitrit. (VIDEO)

7- Lëvizje e bukur e Isak. Gjuajtja e sulmuesit është qëndrore, e ndal lehtësisht Strakosha.

2- Rrezikon menjëherë ekipi vendas. Kuqezinjtë shkaktojnë faull. Goditja e Forsberg ndalet në mur.

1- Nis ndeshja.

TRENDING

Exit mobile version