Pinknews

VIDEO/ ‘Nuk dua të fle me ty’, kriset raporti i Getinjos me Vivien

Reperi, Getinjoi që në ditët e para u pa i afërt me banoren tjetër, Vivien dhe dyshja madje krahas ledhatimeve dhe puthjeve prej ditësh kanë ndarë edhe shtratin bashkë.

Por, së fundmi dyshja kanë grisur raportet me njëri-tjetrin ku nuk kanë munguar as debatet e forta mes tyre.

Kjo erdhi edhe pasi Getinjo i kërkoi Vivienit që të largohej nga shtati i tij pasi sipas reperit ajo ka nevojë të qëndroj vetëm për të reflektuar.

Megjithatë, e gjithë situata solli edhe një reagim të ashpër nga Vivien e cila ndër tjera ka akuzuar Getinjon që raportin me të e ka krijuar si pjesë të lojës edhe vëmendjes.

TRENDING

Exit mobile version