Aktualitet

VIDEO/ Papa i drejtohet të rinjve shqiptarë…

Papa Françesku i drejtohet të rinjve shqiptarë një mesazh në një mesazh të rrallë. Mesazhi i tij është një thirrje që të mos largohen jashtë shtetit, por të qëndrojnë në vendin e tyre për ta përmirësuar atë. “Atdheu ka nevojë për ju”, tha ndër të tjera Papa. “Për ju të rinj shqiptarë, një urim të përzemërt. Punoni për atdheun që të përparojë. Atdheu ka nevojë për ju. Zoti iu bekoftë. Lutuni për mua”, dëgjohet të thotë Papa në video. Videoja është publikuar në profilin e Arqipeshkvi i Kishës Katolike për Tiranën dhe Durrësit Arjan Dodajt në rrjetin social X. “Papa Francesku e don shumë popullin tonë! Të dashur miq, sot ju bëj surprizën e përshëndetjes që i kërkova për ju, Papa Franceskut. Ai veçanërisht ka fjalë inkurajuese për të rinjtë shqiptarë që të punojnë për atdheun e tyre, që të ecë përpara, se atdheu ka nevojë për të rinjtë”, shkruan ai.

 

 

TRENDING

Exit mobile version