Kosova

VIDEO- Përmbytje në Pejë, shoferi del nga dritarja e makinës

Mbrëmja e kaluar u kthye në gjendje të jashtëzakonshme në Pejë për shkak të motit të keq. Uji vërshoi me shpejtësi nëpër rrugët e qytetit. Në videot që qarkullojnë nëpër rrjet duket një person i cili detyrohet të dalë nga dritarja e makinës pasi dera e saj ishte e pamundur të hapej për shkak të presionit të ujit.

Madje ai me shumë vështirësi arrin të largohet nga makina për të shkuar në një vend të sigurtë. Në një video tjetër dy qytetarë kanë hipur mbi makinë pasi e kanë të pamundur të kalojnë për shkak të vërshimit të ujrave.

TRENDING

Exit mobile version