Bota

VIDEO/ Plas sherri në Kuvend, deputetët përleshen me njëri-tjetrin

Një video që tregon dhunën mes deputetëve në parlamentin e Maldives po bën xhiron e rrjetit. Çështja e votimit të ministrave të rinj të kabinetit të presidentit Mohamed Muizzu është kthyer në një mollë sherri mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës duke bërë që disa nga deputetët të ngjitën në tavolinën e kryeparlamentarit në shenjë proteste. Kjo ka nervozuar deputetët e partisë në pushtet të cilët po ashtu u përpoqën ta zgjidhnin këtë situatë me forcë.

Nga përplasja e dhunshme fizike njëri nga deputetët ka marrë lëndime dhe është dërguar në spital për mjekim. Mediat e huaja shkruajnë se mikrofonat brenda parlamentit u hoqën për të parandaluar deputetët që t’i përdornin si armë kundër njëri-tjetrit gjatë konfrontimit të tyre fizik.

TRENDING

Exit mobile version