Bota

VIDEO/ Rritet numri i të vdekurve nga zjarri në lokalin e natës

Numri i personave të vdekur nga zjarri në klubin e natës në Spanjë ka shkuar në 11.

Zjarri shpërtheu në klubin e natës Teatre, në zonën Atalayas, rreth orës 06:00 me orën lokale (04:00 GMT).

Videoja e shpërndarë në internet tregon flakët që shpërthejnë mbi ndërtesë dhe tym të dendur që del nga dritaret.

Shërbimet e urgjencës janë në kërkim të personave të zhdukur dhe ndodheshin në lokal në moment.

“Ne jemi të shkatërruar,” tha kryetari i bashkisë së Murcias, Jose Ballesta në kanalin televiziv spanjoll 24h, duke shtuar se ekipet e shpëtimit ishin ende në kërkim të disa personave të raportuar të zhdukur.

TRENDING

Exit mobile version