Aktualitet

VIDEO/ Shpërthime në Ballsh, e gjithë zona pa energji elektrike

Disa shpërthime kanë ndodhur pranë ish-uzinës së Ballshit mbrëmjen e sotme. Mësohet se shpërthimet mund të vijnë nga djegia e disa transformatorëve.

Kjo ka lënë dhe gjithë banorët e zonës pa energji elektrike. Në videon e mëposhtme të publikuar nga Joq Albania, shihen dritat në qiell, që kanë krijuar shpërthimet në Ballsh. Në vendngjarje kanë shkuar ekipet e OSHEE-së, të cilat po punojnë për rikthimin e energjisë elektrike.

TRENDING

Exit mobile version