Kosova

Ministri i Financave u sulmua me miell, nisin hetimet

Prokuroria e Kosovës do të nisë procedurat ligjore pas sulmit me miell që iu bë ditën e djeshme ministrit të Financave, Hekuran Muratit nga aktivistët e PSD-së. Policia ka njoftuar se Prokuroria do ndërmarrë masa ndaj: Nol Nushi, Zgjim Hyseni dhe disa aktivistë të PSD-së të cilët hodhën miell mbi ministrin, teksa ai ishte duke dalë nga një lokal në lagjen Dardania në Prishtinë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në gazeta të ndryshme dhe rrjete sociale ka qarkulluar një video ku shihen disa persona duke hedhur miell mbi një ministër të RKS-së. Lidhur me rastin njësitë policore kanë dalë në vendin ku ka ndodhë incidenti, është kontaktuar ministri, i cili ka njoftuar se nuk është lënduar. Është njoftuar prokurori i cili ka sugjeruar që të  bëhet shënim zyrtar, për procedura të mëtejme ligjore

TRENDING

Exit mobile version