Sport

Video/ Topi godet gjyqtarin dhe bie pa ndjenja

Sam Purkiss, gjyqtar anglez, jetoi momente të vështira që nuk do t’i harrojë kurrë. Ajo që ndodhi në sfidën mes Sëindon dhe Grimsby është e destinuar të jetë me të drejtë ndër skenat më kurioze të sezonit.

Me rastin e ndeshjes së vlefshme për Ligën e Dytë, seria e katërt e futbollit anglez, Purkiss të gjorë iu desh të përballej me një aksident loje. Menjëherë pas minutës së 10-të, kur rezultati ishte 0-0, arbitri u rrëzua nga një top.

Një mbrojtës i vendasve goditi topin me forcë për të spastruar zonën e tij të penalltisë. Topi goditi në fytyrë kryesorin e ndeshjes, i cili e kishte të mbuluar shikimin dhe për këtë arsye nuk e vuri re ardhjen e topit. Një goditje e jashtëzakonshme për “bilbilin” anglez që u rrëzua në fushë, dukshëm i shtangur.

Menjëherë lojtarët e dy skuadrave, shumë të shqetësuar për kushtet e arbitrit, kanë ndërhyrë duke tërhequr vëmendjen e mjekëve. Trajtim i menjëhershëm për Purkiss, i cili pas disa minutash ngriti “flamurin e bardhë”. Mjekët vendosën që të mos e linin të vazhdonte lojën dhe kështu vendin e tij e zuri gjyqtari i katërt.

Sam Purkiss u largua nga fusha me barelë drejt dhomave të zhveshjes. Ai mori ovacione nga i gjithë stadiumi. Një skenë e bukur, me tifozët kundërshtarë dhe vendas që duartrokitën për një kohë të gjatë arbitrin, të shqetësuar për gjendjen e tij shëndetësore. Fatmirësisht për të nuk ishte asgjë serioze.

TRENDING

Exit mobile version