11/06/2021 , 22:55

VIDEO/ Turqia në tapet, Italia fiton 3-0

ITALI-Nis sot “Euro 2020”, por edhe udhëtimi i Italisë dhe i Turqisë në këtë kompeticion. Ndeshja hapëse e orës 21:00 në stadiumin “Olimpico” të Romës sheh superfavorite “bandën” e Roberto Mancinit. Ky takim është i vlefshëm për Grupin A.

79′ Shënon edhe Lorenco Insinje. Festë spektakolare në “Olimpico”. Dominim i frikshëm i italianëve. Pas kombinimeve fantastike mes Barrelës dhe Imobiles, topi ka shkuar te sulmuesi i Napolit, i cili me të brendshmen e dërgon topin në cepin e portës.

65′ Vjen dhe goli i dytë, realizon Çiro Imobile, i cili me një mbrojtje të saktë brenda zonës, ka dyfishuar shifrat, duke gjetur golin e sigurisë. Në festë italianë.

53′ Zhbllokohet sfida! Të kaltrit e Mançinit kalojnë në avantazh, pas autogolit të shkaktuar nga Demiral, që shtyn drejt rrjetës në top të harkuar nga Berardi në të djathtën.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin