Aktualitet

Video Virale/ Oborri liqen, gruaja në Gjadër gjen një mënyrë gjeniale

SHKODËR– Qytetarët shqiptarë në shumë rajone të vendit po vazhdojnë të vuajnë nën ujë, ndërkohë që ende nuk po gjendet asnjë zgjidhje për to. Zonat më të prekura nga përmbytjet janë në Shkodër dhe Lezhë. Banorët po përdorin metoda nga më të ndryshmet për të mbijetuar.

Këtë radhë, një banore ka zgjedhur të kalojë ujin që ka pushtuar oborrin e saj me karrige e jo me varka, siç bëjnë disa nga bashkëfshatarët e saj. Në mungesë të ndihmës, banorja përdor karriget, për të kaluar.

‘Avash avash’ dëgjohet ti thotë banorja tjetër e cila po e filmon.

Video

TRENDING

Exit mobile version