Bota

VIDEO/ Vrasja e shqiptares shtatzënë në Greqi, momenti ku dy autorët hedhin në plehra…

Mediat greke kanë publikuar një video, ku shihen dy autorët e arrestuar për vrasjen e 41 vjeçares shqiptare Gjeorgjia Murati në Selanik. Videoja tregon partnerin 39 vjeçar të shqiptares shtatzënë dhe bashkëpunëtorin e tij duke hedhur sendet e saj personal në koshin e plehrave pas vrasjes.

Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin rreth orës 12.15 të mesnatës, ku ata shihen fillimisht duke ecur në rrugën e Perikleut, shumë pranë banesës ku ndodhi vrasja. Teksa vëzhgojnë me kujdes rrugën, ata hedhin qesen në koshin e plehrave për të përforcuar skenarin e zhdukjes dhe më pas largohen.

Ndërkohë, 39-vjeçari që pretendon se ka vështirësi në lëvizje për shkak të problemeve shëndetësore, në të gjitha videot shfaqet duke ecur pa probleme dhe me ritme të shpejta

TRENDING

Exit mobile version