Sport

VIDEO/ Zhbllokohet sulmuesi shqiptar, Broja realizon gol ndaj Preston

Armando Broja ka realizuar gol me Chelsean, në ndeshjen e FA Cup, ndaj Preston. Sulmuesi shqiptar shënoi në minutën e 58-të, pas një asisti të Gusto-s, duke ngritur në këmbë tifozërinë. Lojtari kuqezi kaloi një periudhë të vështirë, për shkak të një dëmtimi që e mbajti gjatë jashtë fushës së blertë.

Ky gol është një mesazh për trajnerin Pochettino, i cili mund të ndryshojë mendje për ta mbajtur atë, edhe pas merkatos së janarit. 22-vjeçari kërkon që të luajë sa më shumë minuta në këtë periudhë, për të qenë në formë për Europianin, që do të mbahet në verë, në Gjermani.

TRENDING

Exit mobile version