Aktualitet

Vidhnin pagat e punonjësve, Prokuroria nis hetimin në UKT

Një vjedhje e padëgjuar është zbuluar në drejtorinë e Ujësjellës- Kanalizimeve, Tiranë. Drejtuesit e kompanisë publike u kanë vjedhur pagat punonjësve çdo muaj.

Më shumë se 1000 punonjës të kompanisë, merrnin 5 mijë ose 10 mijë lekë të vjetra më pak në muaj, sipas pagës. Shuma ndahej mes drëjtuesve privatisht për 4 vite me radhë. Nuk dihet si u zbulua skema, por çështja ka kaluar në prokurorinë e Tiranës.

Burime nga prokuroria thonë se drejtori i financës dhe drejtoresha e arkëtimeve e kanë pranuar mashtrimin, ndërkohë që hetimi po vazhdon nën presion. Borderoja firmosej çdo muaj nga drejtuesi i shoqërisë aksionere, por deri tani nuk dihet nëse ai do të procedohet penalisht.

Paralelisht me Prokurorinë e Tiranës në UKT ka shkuar edhe SPAK që po heton tenderat, por vjedhja e pagave mbetet skema më origjinale e përdorur deri sot

TRENDING

Exit mobile version