Connect with us

Sport

Vijnë për FINALEN E MADHE, aty ku dje, fëmijët ishin pa rroba dhe pa bukë

Published

on

Partizani-Feynord! Kjo është përballja e dy ekipeve për kompeticionin e quajtur “Kupa e Kupave”, ndërsa pa frikë mund të themi se nuk do të harrohet kurrë në jetë nga protagonistët e të dy ekipeve që zbritën në fushë. Nga njëra anë ish-lojtarët shqiptarë e kanë si histori suksesi, ndërsa në krahun tjetër ish-futbollistët e Feynord e sjellin në kujtesë sa herë janë keq, për të kuptuar se çfarë realiteti panë me sytë e tyre në Shqipëri.

Ishte viti 1991 dhe sa shumë kanë ndryshuar gjërat në këtë aktualin, 2022, duhet me patjetër që të lexoni këtë artikull. Feynord ka arritur të sigurojë biletën për në finalen e Conference League dhe do të vijë në Tiranë, këtë herë në një kryeqytet tjetër shqiptar që kanë gjetur nga ajo tronditje e mëparshme.

“Rijmond.nl” ka kujtuar këtë ndeshje mes Partizanit dhe Feynord duke sjellë një editorial të veçantë mes rrëfimeve të holandezëve. “Ndodh rregullisht që klubet holandeze të luajnë kundër klubeve nga kampionatet më pak të njohura të futbollit në turnetë evropianë. Feyenoord, për shembull, kohët e fundit, kundër FC Drita nga Kosova. Ndeshje që tifozët shpesh i harrojnë shpejt. Thjesht fitoni, kaloni në raundin tjetër dhe vazhdoni. Kjo gjithashtu duket të jetë rasti me Partizanin nga Shqipëria në 1991, pas fitores 1-0 ndaj dy dueleve. Por pamja është mashtruese.

Askush nuk e ka harruar këtë duel. Jo ish -lojtarë, as tifozë, as gazetarë dhe as një bukëpjekës i zakonshëm në Roterdam. Në fakt, të gjithë mund të tregojnë me hollësi sesi Feyenoord-Partizan Tirana, për shkak të të gjitha ngjarjeve që kanë të bëjnë me ndeshjen, u zhvillua në një nga duelet më të veçantë në historinë e klubeve të skuadrës së Roterdamit. Tridhjetë vjet më vonë, një ndeshje që ende ngjall habi, shumë kujtime dhe, mbi të gjitha, emocion.

“Një ndeshje e veçantë në gjithçka. Jo për shkak të nivelit, si me Feyenoord-Juventus ose Feyenoord-Real Madrid, por për shkak të të gjitha çështjeve periferike. Ka bërë një përshtypje të madhe për të gjithë rreth klubit,” thotë Michel van Egmond, shkrimtar dhe gazetar.

“Çfarë ka mbetur me mua më shumë në atë ndeshje? Portieri, Artur Lekbello. Dukej sikur ai sapo ishte marrë nga rruga dhe ishte pyetur nëse donte të vishte uniformën e portierit. Dikush që nuk e prisnit të ishte portier mbi të gjitha, nëse ai do kishte veshur rrobat e tij normale. Por e ndalonte topin që të hynte në rrjetë në një mënyrë të çmendur. Publiku në De Kuip u marros pas tij”, shprehet gazetari.

“Ne shpresonim për një lojë të bukur jashtë fushe kundër një klubi anglez, jo një kundër Partizanit të Tiranës. Gjithsesi, ne shkuam. Vetëm nuk ishim të përgatitur fare për atë që përjetuam atje,” thotë Gaston Taument, atëherë një talent 20-vjeçar nga Feyenoord.

“Fëmijët luftonin me njëri-tjetrin për ushqimin. Isha i tronditur. Shumë tronditës për t’u parë. Ata njerëz nuk kishin asgjë fare. As ushqim, as rroba” thotë Metgod. Mbrojtësi ishte atëherë 33 vjeç dhe kishte luajtur në majat evropiane në Real Madrid dhe Nottingham Forest. “Unë isha mjaft i mësuar me situata të ngjashme, por jo diçka e tillë. Ishte shumë e vështirë të përqendrohesha në futboll atje.

Udhëtuam nga aeroporti me një autobus për në hotel. Por ai autobus ishte plot vrima, madje edhe në dysheme. Kjo ishte përvoja ime e parë në Shqipëri. Dhe në hotel menjëherë u bë e qartë se të gjithë llojet e njerëzve jetonin në rrugë. Kjo është arsyeja pse ne u shpërndanim ushqim njerëzve në rrugë, nga fruta deri tek ëmbëlsira. Ne ua jepnim kryesisht fëmijëve”, thot Metgod.

Trajneri Ëim Jansen e sheh ekipin e tij duke luajtur në mënyrë dramatike dhe duke mos shkuar më shumë se 0-0 ndaj Partizanit. Te Feynord duken të tronditur, të lodhur dhe të mërzitur. “Ne nuk mund të luanim fare. Na erdhi keq për njerëzit atje. Normalisht ju krijoni një ekip në fushë, por nuk kemi dashur që të luanim” thotë Taument. “Askush nuk ishte i kënaqur me atë barazim. Sigurisht që gjithmonë duhet fitorja, por jo në atë rast, ishte dytësore”.

Lekbello ishte ai portieri që simbolizon shpirtin luftarak dhe forcën e shqiptarëve. Në De Kuip është gjithmonë e njëjta gjë: një goditje nga një lojtar i Feyenoord, një pritje nga Lekbello dhe kamera që tërheq portierin e buzëqeshur në foto. Van Egmond: “Unë mendoj se çdo tifoz i Feyenoord e njeh Lekbellon. Një portier shumë eksentrik, ai vodhi gjithë shfaqjen. Nga minuta në minutë publiku filloi ta vlerësonte më shumë”.

Lojtarët që ikin pas kësaj aventure sepse për lojtarët e Partizanit të Tiranës, perspektiva e kthimit në Shqipërinë e varfër është një makth absolut. Me një pije në barin në hotelin Atlanta në Roterdam, ata kuptojnë se si mund të jetë edhe jeta. Plot liri dhe komoditet, pa varfëri. Ndryshe nga Shqipëria aq e vde.kur.

Një numër lojtarësh nuk duan të kthehen dhe zgjedhin të ikin. Njëri pothuajse menjëherë pas ndeshjes, tjetri në mes të natës. Duke kërkuar lirinë. “Kur e hapa gazetën të nesërmen dhe lexova se disa lojtarë kishin ikur pas ndeshje, më erdhi një buzëqeshje në fytyrë”, thotë Taument, i cili nuk u befasua nga veprimi.

“Aspak. Unë kisha përshtypjen se qeveria e tyre e mori parasysh atë gjithashtu. Dukej sikur ata kishin dërguar roje sigurie me ta në skuadër. Kishte një numër të konsiderueshëm burrash rreth lojtarëve gjatë gjithë kohës. Unë jam shumë i sigurt se ata nuk ishin pjesëtarë normal të stafit. A i kuptoj lojtarët? Sigurisht. Kushtet atje ishin çnjerëzore. Ata shpresonin për një jetë të re”.

Një duel që do të hyjë në libra si një nga më të paharrueshmit në historinë e Feyenoord për shkak të të gjitha çështjeve periferike. Dhe si një takim që ka ndryshuar shumë lojtarët e asaj kohe. “Ndeshja ndonjëherë më kalon në mendje, kur gjërat shkojnë keq. Atëherë mendoj: ne nuk jemi aq keq. Ka qenë një mësim jete për mua,” thotë Metgod.

Taument: “Ajo lojë do të mbetet me mua përgjithmonë. Më bëri një përshtypje të tillë. Unë respektoj sesi ata djem dolën në fushë, aq të fuqishëm. Dhe atë në situatën e tyre. Unë kurrë nuk do ta harroj atë”, shkruhet mes të tjerash në editorialin e kujtimeve.

Sport

‘Përdorimi i drogës…’, Ministria e Jashtme e Hollandës paralajmëron tifozët

Published

on

By

Teksa na ndajnë pak ditë nga finalja e Air Albania mes Romës dhe Feynoord, instancat shtetërore të Italisë dhe të Hollandës japin këshillat përkatëse për tifozët që kanë zgjedhur të shikojnë finalen e Conference League në Tiranë.

Ministra e Jashtme e Hollandës i bën me dije lojtarit të 12-të se Shqipëria është një vend që nuk toleron veprime ekstreme, përdorimin e drogës apo dhunën. Përpara udhëtimit,  tifozët duhet të marrin disa informacione bazë.

“Autoritetet po bëjnë kontrolle mbi mbajtjen dhe përdorimin e drogës, dhunën dhe ndezjen e fishekzjarrëve. Këta shkelje të fundit dënohen me maksimalisht tre vite burg. BuZa gjithashtu paralajmëron shtetasit holandezë se ekziston rreziku i dënimit me burg për sjellje si shqetësimi i rendit publik apo konsumimi i alkoolit në ambiente publike.Ndonëse euro pranohet si mënyrë pagese dhe mund të këmbehet në shumë vende, Shqipëria, që nuk është një vend i Bashkimit Europian, ka paranë e saj, lekun. Rreth 120 nga këto bëjnë një euro.

BuZa këshillon qytetarët holandezë që të marrin para me vete në rast se bankomatet do të jenë të boshatisura. Duhet të jeni edhe të kujdesshëm për krimet në Shqipëri, sidomos vjedhjen e makinave dhe hajdutët e xhepave”  – Shkruan Ministria e Jashtme e Hollandës.

Continue Reading

Sport

Finalja e Conference League/ Spitalet në gatishmëri për çdo incident

Published

on

By

Finalja e parë e Conference League do të mbahet në Tiranë më 25 maj mes Romës dhe Feynoord.

Një event që Shqipëria e organizon për herë të parë dhe që padyshim do të testojë aftësitë e vendit për mbarëvajtjen e tij.

Tirana pritet të hermetizohet dhe policia e shtetit do të ketë forca të shtuara në terren dhe gjithashtu do të ketë ndihmë edhe nga policia italiane dhe ajo holandeze.

Synohet që gjatë ditës së  finales, tifozët e të dyja skuadrave mos të kenë asnjë pikë kontakti edhe pse kjo duket disi e pamundur për t’u realizuar.

Një problem që parashikohet është konsumi i kanabisit nga ana e tifozëve holandezë pasi siç dihet në Holandë është i ligjshëm.

Bëhet me dije, se në rast të një përplasje mes tifozëve, apo çfarëdo incidenti që mund të ndodhë, spitalet do të jenë të ndryshëm. Italianët do të dërgohen te Trauma, ndërsa holandezët në QSUT.

Continue Reading

Sport

De Biasi: Stadiumi është perlë, problem kapaciteti prej 22 mijë vendesh

Published

on

By

Triumfi i Milanit në kampionat dhe dështimi i zikaltërve është tema e ditës në Itali. Ish trajneri  i Shqipërisë, Gianni De Biasi. De Biasi vlerësoi kuqezinjtë për karakterin, por jo vetëm, pasi fjalë të mira pati edhe për trajnerin Pioli. Sa i përket zikaltërve, “timonieri” la të kuptohet se peshoi shumë humbja me Bolognan. Diçka u tha edhe për finalen e Conference Leageu (Roma-Feynoord, Tiranë, Air Albania).

 Titulli i Milanit, çfarë mund të na thoni?

“Pa Donnarumma ata duhej të humbnin kushedi sa dhe në vend të tij ata gjetën një portier të jashtëzakonshëm si Maignan.

Çfarë sinjali është Scudetto-ja e fituar nga një ekip kaq i ri?

“Për mua nevojitet eksperienca dhe nuk është rastësi që dy lojtarë shumë të rëndësishëm te Milani ishin Giroud dhe Ibrahimovic, një lloj “trajnerësh të tjerë”. Ata kanë një grup cilësor, të destinuar për t’u  përmirësuar.”

Çfarë ndodhi me Interin?

 “Ata e paguan atë gol me Bolognan të marrë në një mënyrë të kotë. Potencialisht ata ishin skuadra më e fortë, por Milani fitoi sepse në momentet vendimtare ata ishin të qetë.

Cili është sekreti i Piolit?

 “Pioli është njeri i strukturës dhe kulturës, gjë që ndihmon. Ai duket se mbart një lidership të qetë, të paktën në publik. Më vjen mirë dje që e pashë të përqafuar me lojtarët”.

Finalja e Conference League  luhet në atë Tiranë.

“Problemi i vetëm është kapaciteti prej 22 mijë vendesh, pjesa tjetër e stadiumit është një perlë. E bëri një arkitekt fiorentin, është një kartëvizitë e bukur edhe për Italinë”.

Continue Reading

Sport

Kampion në frymën e fundit, Manchester City rrëmben titullin

Published

on

By

Manchester City është shpallur kampione e Premier League në javën e fundit të kampionatit.

Skuadra e Guardiolës e mbylli sezonin me një pikë më shumë se Liverpool falë fitores 3-2 me përmbysje kundër Aston Villa-s. “Qytetarët” e panë veten në disavantazh të dyfishtë dhe në një moment pati shumë frikë për titullin, por në harkun kohor të 5 minutave ndodhi mrekullia duke përmbysur falë dy golave të Gundogan dhe Rodrit.

Për City, ky është titulli i tetë në histori, ndërsa i katërti në pesë vitet e fundit.

Continue Reading

Sport

S’ka surpriza në Seria A, Milan fiton dhe ngre në qiell trofeun

Published

on

By

Scudetton e fiton Milan! Të besuarit e Stefano Piolit arritën që të bëjnë siç duhet detyrat e fundit të Seria A, teksa mposhtën me “tris” Sassuolën në “Mapei Stadium”, për të mos i lënë asgjë rastësisë që gjithë tifozët zikaltër “ëndërronin”, edhe pse Interi fitoi po 3-0 ndaj Sampdorias.

Giroud në minutën e 17-të do t’u jepte kuqezinjve avantazhin, ndërsa do të dyfishonte shifrat në minutën e 32-të. Festë legjitime në kampin e Milan pasi vetëm 4 minuta më pas sërish do të gjenin edhe golin e tretë, këtë herë do të ishte Kessie që do të tunde rrjetën e Sassuolos, me Rafael Leao që ishte asistuesi në të tre golat.

Pjesa e parë do të mbyllej në mënyrën më të mirë të mundshme, ndërsa fraksioni i dytë ishte më i ekuilibruar, pasi kuqezinjtë kishin në favorin e tyre çdo gjë.

Në minutën e 78-të Zlatan Ibrahimovic do të gjente rrugën e rrjetës, duke shënuar edhe golin e 4-të për skuadrën e tij, por goli anulohet për pozicion jashtë loje të sulmuesit suedez.

Kjo sfidë do të mbyllej me shifrat 3-0 dhe me të besuarit e Piolit arritën të fitonin titullin me 2 pikë më shumë se kundërshtari i tyre, Inter.

Continue Reading
Advertisement
Advertisement

TRENDING