Kronike

Vijon operacioni “BYE PASS”/ Procedohet penalisht një tjetër shtetas, për veprat penale “Shpërdorimi i tokës” dhe “Pushtimi i tokës”

Durrës

Vijon operacioni “BYE PASS”.

Ndalohet një shtetase e shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Procedohet penalisht një tjetër shtetas, për veprat penale “Shpërdorimi i tokës” dhe “Pushtimi i tokës”.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, në vijim të operacionit të koduar “BYE PASS”, kanë ndaluar shtetasen Dh. L., 55 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë proceduan penalisht shtetasin B. Z., banues në Krujë, pasi ka pushtuar një sipërfaqe toke të shtetasit A. T. dhe më pas ka hedhur inerte guri në sipërfaqen e tokës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version