Aktualitet

Viti i ri me incidente në Kosovë

Incidente jane regjistruar ne Kosove. Si pasojë e fishekzjarrëve, janë lënduar 6 persona të cilët janë dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Nderkohe, një tjetër person është plagosur nga një plumb qorr.

“Deri në këto momente të fillimit të Vitit të Ri, nuk kemi një fluks sikur që kemi pasur viteve të më hershme, është një numër më i vogël. Megjithatë janë prezentë këto raste, kemi diku shtatë raste të lënduar me mjete piroteknike dhe një të plagosur nga plumbi qorr. Gjendja e tyre, pjesa dërmuese janë në shtëpi, tre jemi duke i trajtuar. I lënduari nga plumbi i qorr, është në regjionin e krahut”, theksoi mjeku i Urgjencës Kombëtare të Kosovës, Agron Çitaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version