Politike

Vizita e senatorëve amerikanë/ Kim: SHBA nuk ka mik më të mirë se Shqipëria

Ambasadorja amerikane e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim u takua ditën e sotme me senatorët amerikanë Chris Murphy dhe Gary Peters, të cilët kishin në fokus forcimin e marrëdhënieve amerikane me demokracinë. Teksa ndau pamje nga takimi, Kim citon senatorin Murphy që thotë se SHBA s’ka mik më të mirë se Shqipëria, shton se bashkëpunimi është më i rëndësishëm se kurrë.

MESAZHI I YURI KIM:

“Është kënaqësi të kesh senatorë Chris Murphy dhe Gary Peters në Shqipëri për të forcuar marrëdhëniet amerikane me demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin. Siç tha senatori Murphy, “SHBA nuk ka mik më të mirë në botë se Shqipëria. Si aleatë të NATO-s dhe anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, bashkëpunimi ynë për çështjet rajonale dhe globale nga mbështetja e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, te refuzimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës, te largimi i miqve afganë nga rreziku, te forcimi i mbrojtjes kundër sulmeve kibernetike, është më e rëndësishme se kurrë”

TRENDING

Exit mobile version