Sport

Vjen zyrtarizimi edhe nga shijakasit, Erzeni prezanton portierin e ri të ekipit

Para disa ditësh ekipi i Bylisit njoftoi se kishte lënë të lirë portierin, Bruno Puja që të transferohet tek Erzeni.

Por tashmë zyrtarizimi i këtij transferimi, ka ardhur edhe nga vetë klubi shijakas me anë të një postimi në faqen zyrtare ku shkruan:
“ Zyrtare KF Erzeni njofton arritjen e marrëveshjes me portierin Bruno Puja.  I urojmë mireseardhjen dhe suksese Brunos ”Një goditje për Erzenin që gjen kështu zëvëndësuesin e portierit Hasanbelli i cili ka pësuar një dëmtim. Puja rikthehet në Superiore ku më parë ka luajtur për Egnatian me të cilët shkëlqeu dhe fitoi Kombëtaren U-21.

TRENDING

Exit mobile version