Kosova

Vjeshtë e mbrapshtë/ Ish kryediplomati flet për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryeministri i Suedisë, Carl Bildt, nëpërmjet një postimi në platformën “X”, tha se nuk ekziston asnjë aryse për të qenë optimist përsa i përket përspektivës së procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Bildt, i cili për një kohë shërbeu edhe në pozitën e shefit të diplomacisë suedeze, theksoi se përkundër që është arritur njëfarë progresi si përshembull njohja reciproke e targave të automjeteve, vlerësoi se procesi është duke shkuar prapa, përsa i përket çështjeve të rëndësishme.

“Fatkeqësisht ka shumë arsye për të qenë pesimist për perspektivën e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ata patën mundësi për të ecur përpara, kanë bërë progres për disa çështje praktike, por po shkojnë mbrapsht në çështjet e mëdha”- shkroi ish-kryediplomati suedez.

Përderisa terreni i kërkimit të madh për “përgjigjet” dhe “formulën e zgjidhjes” pritet të vazhdojë javët në vijim, çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe pritet të rifutet ngadalë në agjendën e aktorëve të angazhuar në terren – një ndër prioritetet e bashkësisë së organizuar perëndimore në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

 

TRENDING

Exit mobile version