Bota

Putin akuzohet për tradhëti

Çahet murri i kohezionit rreth Putinit, akuzohet për tradhëti

Pothuajse 7 muaj pas fillimit të luftës në Ukrainë, një çarje në murin e kohezionit hapet rreth Presidentit rus Vladimir Putin.

Një grup këshilltarësh komunalë të 18 qarqeve ruse, përfshirë Moskën dhe Shën Petersburgun, i kanë kërkuar zyrtarisht Dumës, Parlamentit rus, të padisë presidentin Putin për tradhti.

Paskësaj ka ardhur dhe reagimi i Policisë. Këshilltarët, në përputhje me dispozitat e Kodit të Kundërvajtjeve Administrative të Federatës Ruse, akuzohen se kanë diskredituar qeverinë dhe ushtrinë ruse.

“Putin po rrezikon sigurinë e Rusisë dhe qytetarëve të saj, për të mos përmendur problemet e shkaktuara në ekonominë dhe politikën ruse në 20 vitet e fundit të tij në pushtet – tha këshilltari rus Nikita Yuferev – Por arsyeja kryesore është vendimi i tij më 24 shkurt. Ai nisi një operacion ushtarak në Ukrainë. Ne sugjerojmë që Duma të zbatojë procedurat ligjore kundër tij, të cilat parashikohen nga ligji federal për tradhtinë dhe procedura për dorëheqjen e tij që parashikohet nga Kushtetuta ruse.”

Disa nga këshilltarë kundërshtues janë pjesë e “Smolninskoye”, komuna e Shën Petersburgut ku ka lindur Vladimir Putin.

TRENDING

Exit mobile version