Kronike

Vlorë/ Debati në lokal përfundoi në përdorimin e armës

Mesditën e sotme një plagosje me armë zjarri u raportua në Vlorë, në lagjen “Pavarësia”. Gazetari i NTV.AL  raportoi se 33-vjeçari, Tonin Rama, i cili mbeti i plagosur në këmbë, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se autori ka qëlluar në drejtim të 333-vjeçarit ka herë dhe më pas është larguar në këmbë. Sipas informacioneve nga policia, personat kanë qenë duke debatuar në një tavolinë në lokal dhe ky mendohet të jetë edhe shkaku i ngjarjes.

Policia jep detaje mbi ngjarjen e ndodhur sot në mesditë në lagjen “Pavarësia 3” ku mbeti i plagosur 33 vjeçari Tonin Ramaj.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot rreth orës 12:25, në lagjen “Pavarsia 3”, dyshohet se në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi T. R (H), 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.

TRENDING

Exit mobile version