VLORË/Ekzekutohet me breshëri kallashnikovi në derë të shtëpisë Shkëlzen Velaj

Një tjetër atentat në Vlorë.
Vetëm 5 minuta para mesnatës së të mërkurës, një tjetër atentat i rëndë ka tronditur sërish qytetin e Vlorës.
43 vjecari Shkëlzen Velaj ka qenë duke hyrë për në shtëpi, kur ka vënë re se pranë pallatit ka qenë duke u ndjekur nga një makinë e dyshimtë, Velaj e ka lënë makinën e tij ndezur dhe ka ikur me vrap për tu futur në banesë, në katin e 5 të pallatit kur ka qenë duke hapur derën atentatori ka lëshuar breshëri plumbash në drejtim të tij.
Plumbat në drejtim të 43 vjecarit kanë qenë nga një distancë e afërt.  Në trupin e Velaj është lëshuar një karikatore automatiku, të cilat e kanë kushtuar jetën 43 vjecarit.
Sipas policisë 43 vjecari ka ndërruar jetën në spital.
Atentati dyshohet të jetë kryer nga 2 apo më shumë persona.
. Autorët pas atentatit janë larguar në drejtim të rrugës së lumit të Vlorës, në afërsi të fshatit Babicë autorët kanë braktisur makinën tip BMW pa targa dhe e kanë djegur ndërsa janë larguar në drejtim të paditur.
Policia prezente në vendin e ngjarjes ka bërë grumbullimin e materialeve dhe po punon për zbardhjen. Sa i takon Shkëlzen Velaj, 43 vjecari është vëllai i Ardi Velaj, i mbetur i vrarë në masakrën e Çoles, ndodhur në 2015-ën.
Në ngjarjen e 2015 e cila pasoi me një sërë ngjarjesh dhe viktimash janë përfshirë  vëllezërit Llanaj.

Kush ishte Shkëlzen Velaj?

Shkëlzen Velaj, 35-vjeçari që u vra mbrëmjen e sotme, ishtë vëllai i Ardi Velajt, i cili mbeti i vrarë bashkë me dy të tjerë, Akil Hasanaj dhe Albi Limaj, në ngjarjen e rëndë të vitit 2015, e cila ka marrë dhe emrin “Masakra e Çoles”. Gjithçka nisi mbrëmjen e 6 prillit të vitit 2015, për një kazino në qendër të qytetit bregdetar të Vlorës.

Fillmisht në sherr u përfshinë Akil Hasanaj dhe Ardi Velaj, të cilët kanë ofenduar dhe dhunuar Xhuliano Lutajn. Ky i fundit ka kërkuar ndihmë dhe ka vënë në dijeni shokun e tij, Albi Limaj.

Limaj lajmëroi Aleksandër Llanaj dhe të rinjtë e lanë që të nesërmen të për tu sqaruar, në një lokal në lagje “Çole”. Në kohën kur janë takuar të rinjtë kanë nxjerrë armën duke qëlluar në drejtim të njëri-tjetrit. Si pasojë e plumbave mbetën vrarë tre persona, Ardi Velaj, Akil Hasanaj dhe Albi Limaj.

Në pranga u vunë Aleksandër Llanaj, Bertil Aliaj dhe Ani Begaj. Llanaj ndodhet pas hekurave bashkë me dy të tjerët. Ai është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa Aliaj dhe Begaj kanë marrë nga 35 vite burg secili. Të jetë vrasja e Shkëlzen Velajt, pjesë e këtij zinxhiri? Kjo është pista krysore që grupi hetimor ka mbi tavolinë, që mund të shënojë dhe rikthimin e bandës së Llanajve në skenë.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin