Kronike

Vodhi banesën e një të moshuare dhe tentoi të vjedhë 3 shtëpi të tjera, arrestohet i riu

Një 21-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi akuzohet se ka vjedhur shtëpinë e një 68-vjeçareje, si dhe ka tentuar të vjedhë edhe 3 banesa të tjera.

I riu u arrestua në flagrancë teksa tentoi të vidhte një banesë në Lushnjë. 21-vjeçari me banim në Kamëz vodhi banesën e të moshuarës gjatë muajit mars të këtij viti, si dhe tentoi të vjedhë në 2 banesat e tjera në fshatrat Gramsh dhe Golem, Lushnjë.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Lushnjë

Gjatë muajit mars, vodhi në banesën e një të moshuareje dhe tentoi të vidhte në 3 banesa të tjera, identifikohet, kapet dhe arrestohet 21-vjeçari, banues në Kamëz.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, për të identifikuar dhe arrestuar autorin e disa vjedhjeve/tentativave për vjedhje në banesa të ndryshme, u bënë kapja dhe vënia në pranga e shtetasit A. Ç., 21 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.

Ai u kap në flagrancë gjatë tentativës për të vjedhur në banesën e shtetasit A. K., në Lushnjë.

Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se 21-vjeçari, gjatë muajit mars 2024, ka vjedhur produkte ushqimore në banesën e një 68-vjeçareje, si dhe ka tentuar të vjedhë në 2 banesa të tjera në fshatrat Gramsh dhe Golem, Lushnjë.

Punohet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer shtetasi A. Ç..

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

TRENDING

Exit mobile version