Aktualitet

Vodhi miliona lekë në 3 banesa brenda një dite, del VIDEOJA e hajdutit të Golemit

Ka dalë videoja e 47-vjeçarit që u arrestua sot në Kavajë si autor i vjedhjeve në 3 banesa brenda një dite.

Sipas policisë, dyshohet se më datë 24.12.2023, ai ka vjedhur në 3 banesa në Golem, shumat 30 000 lekë, 100 000 lekë, 7000 euro dhe 3000 dollarë.

Po ashtu në cilësinë e provës materiale mësohet se janë sekuestruar një shumë parash, 3 ora dore, 2 m fitil zjarrpërcjellës dhe sende të tjera të dyshuara të vjedhura, si dhe doreza, kapuç, gërshërë, automjet dhe veshje që dyshohet se përdoreshin nga 47-vjeçari.

TRENDING

Exit mobile version