Kronike

Vodhi një dyqan telefonash dhe tentoi të grabiste një tjetër, arrestohet 31-vjeçari (EMRI)

Pieraldo Pelushi është hajduti që vodhi nën kërcënimin e një pistolete çakmak një shumë parash në zonën e “Myslym Shyrit”, ndërsa një ditë më pas tentoi të vidhte në një dyqan tjetër.

31-vjeçari i dënuar për veprat penale në fushën e narkotikëve, është identifikuar dhe policia ka bërë të mundur arrestimin e tij. Sakaq, ka sekuestruar veshjet të cilat autori ka patur veshur gjatë kryerjes së krimeve.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, Komisariatit të Policisë Nr. 3 dhe të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur më datë 10.10.2023, në një dyqan në rrugën “Mylsym Shyri”, ku një shtetas vodhi nën kërcënimin e një pistolete çakmak, një shumë parash, ndërsa një ditë më pas tentoi të vidhte në një dyqan tjetër, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin, kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Në këtë kuadër është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Repeated”, si rezultat i tij, pas një ndjekje intensive nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Shefqet Musaraj”, u lokalizua dhe u arrestua shtetasi:

31 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vepra penale në fushën e narkotikëve.

31-vjeçari është autor i dyshuar i ngjarjes së ndodhur më datë 10.10.2023, në rrugën “Myslym Shyri”, ku u vodh një shumë parash, dhe i ngjarjes së ndodhur më datë 11.10.2023, në Kombinat, ku u tentua të vidhej në një dyqan.”– njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

TRENDING

Exit mobile version