Kosova

Vranë efektivin Afrim Bunjaku, momenti kur serbët arratisen në male

Pamje të reja janë zbardhur pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të veriut. Në videon që po bën bujë në rrjetet sociale, shihen pjesëtarët e grupit terrorist serbë që po largohen në një zonë malore, pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës.

Pamjet që janë bërë virale, shfaqin katër pjesëtarë serbë të këtij grupit terrorist, që në një moment e braktisin mikun e tyre të plagosur, duke e lënë të vetëm në pyll.

Një javë më parë në fshatin Banjskë në veri të Kosovës, ka ndodhur një sulm nga një grup terrorist serb, ku si pasojë humbi jetën një pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe një tjetër u plagos.

E në anën tjetër, pas intervenimit të Policisë së Kosovës, tre nga serbët e armatosur janë vrarë. Lidhur me këtë sulm edhe vetë kreu i këtij grupi Millan Radoiçiq, e ka marrë përgjegjësinë

TRENDING

Exit mobile version