Moti

Vranësira, reshje shiu, borë; njihuni me parashikimin e motit për sot, si ndryshojnë temperaturat

Parashikimi i motit, 9 dhjetor 2020, sipas MeteoAlb.

Vendi ynë do të përfshihet nga një sistem i dendur vranësirash, i cili do të diktojë reshje shiu mesatare dhe intensive në vendin tonë gjatë gjithë ditës. Në një pjesë të mirë të zonës malore do ketë reshje dëbore.

Mbrëmja përmirëson kushtet e motit duke bërë që herë pas here të kemi intervale me kthjellime.

Temperaturat e ajrit ulen sërisht në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -1°C në 14°C.

Era do fryjë e fortë paradite por intesiteti i saj ulët gjatë pasdites me shpejtësi deri 50-55 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë.

Kosova

Vranësira të dendura dhe shira të rrmbyeshem mbizotërojnë motin orët e para të ditës në Kosovë. Parashikohet që këto kushte të motit të mbeten gjatë gjithë ditës. Edhe pse kemi here pas here pauz të reshjeve.

Maqedonia e Veriut

Paraditja në Mv mbetet me vranësira dhe shira të pakët. Por mesdita dhe pasditja sjellin shira mesatar dhe intensiv në të gjithë MV. Në zonat verioretë saj do ketë dhe reshje dëbore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version