Aktualitet

Vrasja e 15-vjeçarit/ Adoleshentët paguajtën mësuesin nga 100 lekë për t’i çuar në Gramsh

Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me vrasjen e të miturit Fatjon Bici në Gramsh. Sipas dosjes, ditën që ndodhi ngjarja tre adoleshentët Xh.Ç, K.M dhe O.Ç kanë paguar me nga 100 lekë të reja secili mësuesin e tyre, Erjol Bici që t’i çonte me makinën e tij në Gramsh ku po i priste shoku i tyre, E.K..

Kyi  fundit, mbante një thikë në dorë. Adoleshentët janë bërë të gjithë bashkë e më pas kanë takuar një tjetër, të identifikuar me inicialet Q.S me të cilin O.Ç dhe E.K kishin pasur një konflikt 5 muaj më parë.

Aty ka nisur sherri, fillimisht me fjalë. O.Ç., dhe shokët e tij kanë rrethuar katër adoleshentët dhe kanë nisur të zihen. Pjesë e tyre kanë qenë dhe Fatjon Bici e Marko Liçi. Nga ky sherr, Bici mbeti i vrarë, ndërsa Liçi u plagos.

TRENDING

Exit mobile version