Connect with us

Kosova

Vrasja e Marigonës, si u dhunua nga bashkëshorti

Published

on

Kosova u trondit nga një krim makabër gushtin e vitit të kaluar, ku 18-vjeçarja Marigona Osmani u torturua për vdekjen nga bashkëshorti i saj, Dardan Krivaça.

Sipas dosjes së Prokurorisë viktima është abuzuar seksualisht nga autori i dyshuar i krimit të rëndë, si edhe është rrahur në mënyrë mizore nga Dardan Krivaça dhe miku i tij Arbër Sejdiu.

Prokuroria Themelore e Ferizajt ka siguruar prova filmike që tregojnë torturën ndaj Marigona Osmanit që u dhunua për vdekje nga dy të dyshuarit, të cilët braktisën trupin e saj të pajetë në urgjencën e spitalit.

Mësohet se Dardan Krivaça kishte vendosur kamera në banesë që monitoronin çdo lëvizje të viktimës.

 

“Në korridor të banesës së të pandehur ka pasur të vendosur një kamera që regjistronte 24 orë. Regjistrimi në kohën e saktë, kamera kishte pamje nga dera e hyrjes së banesës dhe banjoja, e njëjta ka pamje edhe të një pjese të derës së një dhome gjumi, si dhe një dhome tjetër, të cilën e kap vetëm në një qoshe. Kjo e fundit edhe është dhoma ku janë kryer veprat penale. Në aktakuzë thuhet po ashtu se Policia ka marrë DVR , që është dërguar për ekzaminim, ku janë tërhequr pamjet për periudhën kohore prej shtatëdhjetë e dy orësh dhe atë nga data 19.08.2021 në orën 00:05 deri më 23.08.2021 në orë 00:18”, thuhet në dosjen e prokurorisë.

 

Pjesë nga dosja:
Ne e konsiderojmë videon të besueshme dhe të saktë, videoregjistrimet tregojnë se në fillim, konkretisht, më 19.08.2021, raportet në mes të pandehurit, Dardan Krivaça, dhe të ndjerës kanë qenë të mira. Këto raporte fillojnë të përkeqësohen kur aty paraqitet i pandehuri Arbër Sejdiu, i cili vjen në orën 16:18, së bashku me Dardanin, ku me vete ka një çantë me rroba.

Në orën 19:02, të pandehurit bisedojnë lidhur me kamerat si dhe shikojnë se cilat pjesë të korridorit i kap kamera ku lëvizin në pjesë të ndryshme për të verifikuar se cilat pjesë të korridorit i kap kamera dhe vërehet se rolin apo fjalën kryesore për këtë e ka Arbër Sejdiu, së bashku me Dardanin.

Sipas aktakuzës, më 21.08.2021, në orën 02:40, Dardan Krivaça, pas mesnate derisa është në banjë me të ndjerën Marigona Osmani, e godet me dorë në fytyrë.

Në bazë të pamjeve të marra nga kamerat, vërehet se Marigona tashmë e ndjerë nga këto goditje nuk ka kontroll të plotë, i merren mendtë.

Në ora 10:02, i pandehuri e dërgon në banjë të ndjerën Marigona Osmani, del në ora 10:14, ku vërehet se e njëjta reziston, mirëpo është kapur me duar dhe shtyhet me forcë drejt sallonit.

10:48, e dërgon me forcë në banjë, ku e ndjera është e zhveshur, ndërsa i pandehuri është veshur ku qëndrojnë deri në orës 11:09. Kur dalin i pandehuri është zhveshur dhe të ndjerën me dhunë e nxjerr nga banjë dhe e dërgon në dhomën e gjumit.

13:43, i pandehuri i cili është zhveshur i vendos kamerës një kapelë e cila mbulon pamjen deri në orën 19:57, kur i pandehur përmes telefonit kontakton një kohë të gjatë, ku pas këtij kontakti po atë ditë fillimisht në orën 22:00 del nga banesa dhe në orën 22:13, kthehet me të pandehurin, Arbër Sejdiu, të cilët me vete kanë gjëra ushqimore.

Dardan Krivaça e Arbër Sejdiu endeshin në banesën ku u vra Marigona Osmani me një shkop

Pjesë nga dosja:
Arbëri merr shkopin dhe e largon nga dhoma e dërgon në sallon. 14:43, nga sjelljet e të pandehurve rezulton se është edhe koha e vdekjes së të ndjerës,

14:47, të pandehurit të ndjerën e marrin dhe e dërgojnë në Spitalin e Përgjithshëm Qendrën Emergjente në Ferizaj, ku të njëjtën e bart i pandehuri Dardan Krivaça dhe së bashku me të është edhe i pandehuri Arbër Sejdiu, të cilën e lëshojnë në hyrje të Emergjencës dhe largohen nga aty.

Nga çfarë u shkaktua vdekja e 18-vjeçares
Sipas aktakuzës, vdekja e Marigonës ka ardhur si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj saj dhe lëndimeve të shumëfishta si pasojë e gjakderdhjes së jashtme dhe të brendshme.

Pjesë nga dosja:
Nga raporti i autopsisë rrjedh se e ndjera ka pasur lëndime të freskëta rreth syrit të majtë, të djathtë, përgjatë dorës dhe mjekrës, gjoksit, sqetullës, abdomenit, kofshës së majtë dhe të djathtë, krahut të majtë e të djathtë, parakrahut të majtë e të djathtë. Ndërsa dëmishje dhe gërvishtje lëkurore ka pasur në faqen e majtë në fytyrë, në anën e majtë dhe të djathtë të qafës.

Përgjatë dy faqeve dhe në nofullën e poshtme… Thyerje të brinjëve dhe shtyllës kurrizore. Ka pasur thyerje të unazës së parë dhe të dytë të qafës në mes tyre dhe këputje parciale të palës së qafës në atë regjion.

Çka deklaroi Arbër Sejdiu në Prokurori?
I pandehuri Arbër Sejdiu, në Prokurorinë Themelore të Ferizajt me datë 14.10.2021 dhe 06.06.2022 është mbrojtur në heshtje, ndërsa në stacionin policor në Ferizaj, me datë 22.08.2021, ka deklaruar se me 21.08.2021, rreth orës 20:00, është takuar me Dardanin në qytet. Gjatë bisedës, Dardani i ka treguar për problemet që i kishte me bashkëshorten e tij, Marigona Osmani, pasi dyshonte se ajo kishte pasur marrëdhënie me djalin dajës së Dardan Krivaçës, më pas, së bashku kanë shkuar në banesën e Dardanit, e cila gjendet mbi barnatoren “Zeka”, në Ferizaj, ku atë natë ka qëndruar në sallon, ndërsa bashkëshortja e Dardanit ishte në një dhomë tjetër, i cili herë pas here shkonte dhe e merrte në pyetje. Gjatë asaj kohe, kohë pas kohe kishte britma të bashkëshortes së Dardanit.

Arbri më tej ka shtuar se gjatë bisedës e ka pyetur Dardanin nëse ishte i sigurt që bashkëshortja e tij ishte duke e tradhtuar dhe, meqenëse në banesë ishin të vendosura kamerat, thekson se me telefonin e tij (Arbër Sejdiu) e kanë kontaktuar kompaninë e sigurimit “Syri”, punëtori i së cilës kanë shkuar të nesërmen rreth orës 10:30, i ka lëshuar kamerat dhe, pas një ore, pasi e ka mësuar Dardanin se si t’i kontrollojë video-incizimet, punëtori i sigurimit është larguar. Sejdiu ndërkohë shton se ka dalë dhe ka blerë nga një hamburger për vete dhe Dardanin dhe është shtrirë, ku edhe e kishte zënë gjumi, por Dardani pas pak e kishte thërritur dhe i kishte thënë se e kishte gjetur personin që kishte hyrë në banesën e tij, të cilin e kishte identifikuar.

Kujtojmë se Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, njoftoi dje për ngritjen e aktakuzës kundër të pandehurve Dardan Krivaça dhe Arbër Sejdiu, të cilët gjenden në paraburgim nga muaji gusht i vitit 2021 lidhur me rastin e vrasjes së Marigona Osmanit.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, më datë 22 gusht 2021, të pandehurit Dardan Krivaça dhe Arbër Sejdiu, me dashje dhe në bashkëkryerje, e privojnë nga jeta tani të ndjerën, Marigona Osmani, me çka në bashkëkryerje e kryejnë veprën penale “vrasje e rëndë”.

Kosova

Takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel, zbulohen detaje

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se vendimi për reciprocitetin me Serbinë është rënë dakord në marrëveshjen e mëparshme të Brukselit dhe se nuk do të jetë pjesë e diskutimeve në takimin e ardhshëm të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

Ky takim është thirrur nga Përfaqësuesi i BE për Politikën e Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe do të mbahet më 18 gusht pasi është konfirmuar pjesëmarrja nga të dy liderët.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, nuk ka treguar se çfarë do të diskutohet në Bruksel.

“Për agjendën e takimit do t’ju informojmë me kohë. Vendimet për targat dhe dokumentet për hyrje-dalje janë vendime të qeverisë që janë paraparë në marrëveshjet e dakorduara nga palët në të kaluarën, prandaj nuk mund të diskutohen në këtë mbledhje”, tha Kryeziu.

As zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, nuk dha detaje për takimin e 18 gushtit.

“Mund të konfirmoj se pasi Përfaqësuesi i Lartë Borell ftoi të dyja palët në Bruksel, presidenti Vuçiç dhe kryeministri Kurti e pranuan ftesën e tij dhe se më 18 gusht do të priten në Bruksel nga Përfaqësuesi i Lartë dhe Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak për të diskutuar rreth dialogu i mëtejshëm ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Do të ndajmë më shumë detaje rreth logjistikës dhe agjendës më afër ditës së takimit”, tha ai.

Continue Reading

Kosova

‘Dukagjin Lipa u betua se…’, incident në Sunny Hill

Published

on

By

Policia e Kosovës ka konfirmuar se e ka arrestuar këngëtarin, Shemsi Krasniqi pasi theu rregullat e festivalit. Shemsiu, i njohur si Shemi i grupit “Ilirët” shprehej se babai i Dua Lipës, Dukagjini kishte urdhëruar arrestimin e tij me qëllim që të mos këndojë këngën për Adem Jasharin.

Në postim, ai theksonte se kishte kërkuar që të këndonte këngën për komandantin legjendar mirëpo, sipas tij, Dukagjin Lipa i ishte betuar se nuk do ta linte që të performonte. Por, në komunikatën e policisë, theksohet se këngëtari është shoqëruar pasi është ngjitur në skenë pa autorizim.

“Gjatë zhvillimit të Festivalit Sunny Hill, i cili po mbahet në parkun e Gërmisë, më 06.08.2022 rreth orës 16:50, te bina ku përformojnë artistët, është ndaluar: Sh.K., (viti i lindjes 1955, mashkull kosovar), i cili pa autorizim kishte hipur në binë. Zyrtarë policorë që janë të angazhuar në ofrim të sigurisë gjatë zhvillimit të festivalit, kanë kërkuar që personi në fjalë të largohej nga aty.

Ai nuk ka respektuar urdhrin e personit zyrtar dhe me këtë rast është shoqëruar në stacionin policor. Policia për rastin ka njoftuar prokurorin kujdestar dhe me udhëzim nga i njëjti, i shqiptohet fletë-paraqitje për mosrespektim të urdhrave të personit zyrtar. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në respektimin e ligjit dhe ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike”, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Kosova

Hyri në Kosovë si spiune, gazetarja ruse shpallet e…

Published

on

By

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, e ka shpallur person të padëshiruar gazetaren–spiunen ruse, Daria Asmalova.

“Si Ministër i Punëve të Brendshme, brenda kompetencave të mia ligjore, bazuar në Ligjin për të Huaj, Nenet 17 dhe 66 A, kam shpallur person të padëshirueshëm në Republikën e Kosovës Daria Asmalovan. Hyrja e këtij personi është e ndaluar për pesë vite në territorin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sveçla.

Ai tha se kushdo që “me qëllime apo direktiva të caktuara cenon apo tenton ta destabilizojë vendin tonë, do të përballet pa diskutim me forcën e ligjeve të Republikës së Kosovës”.

Asmalova dje është ndaluar në pikëkalimin kufitar në veri.

“Shumë shtete e kanë vërtetuar se ajo ka qenë e angazhuar në spiunazh për inteligjencën ushtarake ruse dhe se ka vepruar në petkun e gazetares. E njëjta ka marrë pjesë edhe në luftimet në Ukrainë duke propaganduar mbi pushtimin rus ndaj Ukrainës”, ka shkruar Sveçla dje.

Continue Reading

Kosova

Sulmohet me armë zjarri Policia e Kosovës

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot është sulmuar me armë zjarri, derisa ka qenë duke vendosur një barkë patrulluese në Liqenin e Ujmanit.

Sipas Policisë, kanë qenë rreth 10 të shtëna me armë zjarri. Nuk raportohet për të lënduar.

Komunikata e plotë:

Sot, më 06.08.2022 rreth orës 11:25, njësia policore e Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit (SPMK) Zubin Potok, derisa ka qenë duke vendosur një barkë patrulluese në Liqenin e Ujmanit është sulmuar me armë zjarri.

Njësia policore ka njoftuar se në drejtim të tyre ka pasur të shtëna me armë. Kanë qenë afërsisht 10 të shtëna me armë zjarri. Të shtënat kanë qenë të njëpasnjëshme, nga pjesa tjetër e liqenit dhe kanë goditur afër barkës së policisë. Nga këto të shtëna nuk ka persona të lënduar.

Në asistencë të njësisë policore ka shkuar Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë e Policisë Kufitare. Policia po vazhdon të vëzhgojë terrenin dhe ta trajtojë rastin.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ofrimin e sigurisë dhe luftimin e kriminalitetit e me theks të veçantë të kontrabandës në atë zonë./express/

Continue Reading

Kosova

Sherr mes grupeve, një i vrarë dhe dy të plagosur

Published

on

By

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur, pas një mosmarrëveshje që pati mes dy grupeve të premten në mbrëmje në Lipjan.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët deri tani e kanë cilësuar rastin si “vrasje e rëndë”.

Sipas Policisë, ngjarja nisi fillimisht me një konflikt verbal, fizik e më pas përfundoi duke përdorur armët. Dy të dyshuarit nxorën armët dhe goditën tre viktimat, ku njëri prej tyre nuk arriti t’i mbijetonte plagëve.

Dy të plagosurit po trajtohen në QKUK, ndërsa të dyshuarit janë ende në arrati.

“Bazuar në të dhënat e deritanishme janë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje mes disa personave ka rezultuar me vrasje të një personi, si dhe plagosjen dhe dy personave të tjerë. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personave të dyshuar, si dhe janë duke punuar për ndriçimin e plotë të rasti i cili është cilësuar si vrasje e rëndë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Continue Reading
Advertisement
Advertisement

TRENDING