Vrasja e 20-vjeçares në “Glyka Nera”/ Nisin dyshimet për burrin… Detajet bëjnë diferencën, të dhënat po shihen me “mikroskop”. Pyetjet pa përgjigje që nuk bëjnë sens rreth grabitjes që u kthye në tragjedi

GREQI– Lajmi i mirë është dhënë sot nga Policia greke, e cila është një hap më pranë prangosjes së bandës shqiptaro-greke që grabiti dhe vrau 20-vjeçaren Carolina Crouch.

Arrestimi i një gjeorgjani që mendohet se është anëtar i grupit, mund të hedhë më shumë dritë lidhur me ngjarjen e ndodhur të martën në mbrëmje në Glyka Nera, e cila ka tronditur opinionin publik në vendin fqinjë. Por ka ende shumë për të pikëpyetje!

Mediat greke kanë bërë një listë të fakteve dhe të dhënave që nuk përputhen, ose nuk bëjnë kuptim? Përshëmbull; Pse e vranë 20-vjeçaren? Siç raportojnë shkencëtarët e forenzikës mjekësore në “Vima”, nëse autorët do t’i mbyllnin hundën dhe gojën për rreth një minutë, ajo do të humbte ndjenjat.

Ky është një truk që përdoret shpesh në arte marciale. Gjendja e të fiktit të 20-vjeçares do të lehtësonte punën e tyre pasi padyshim ajo nuk kishte mundësi të bërtiste ose reagonte. Pse ia mbajtën frymën për 3-5 minuta? Një pyetje e tjetër e ngritur nga Policia është se, përse grabitësit gjatë arratisjes nga banesa nuk përdorën asnjë derë ballkoni ose daljen kryesore? Nga dinamika e krijuar nga vendi i ngjarjes u mësua se ata kishin dalë nga dritarja e bodrumit, pasi ishte zhvendosur grila.

Po ashtu nuk dihet se përse grabitësit nuk ndërprenë rrymën elektrike ose linjat telefonike në shtëpi, siç bëjnë zakonisht në shumë raste? Madje pilotit ia lanë telefonin celular pranë me të cilin edhe njoftoi Policinë, por me rreth një orë vonesë.  

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Greqi pak ditë më parë. Katër persona të cilët shkuan për të grabitur një shtëpi në Greqi, përfunduan duke vrarë një 20-vjeçare, qenin, dhe duke torturuar bashkëshortin e të resë. 20-vjeçarja u gjet e vrarë, në papafingo të shtëpisë, pranë krevatit të fëmijës së saj 11 muajsh, ndërsa burri i saj 32 vjeç ishte i lidhur në një karrige në dhomën e gjumit.

Ishte ai që njoftoi Policinë duke i rënë telefonit me hundë, por bashkëshortja kishtë ndërruar jetë prej kohësh. Pranë saj ndodhej foshnja, që fatmirësisht është në gjendje të mirë.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin